Skype në iOS 10 realizon thirrje edhe kur jeni jashtë linje
Tani me skype ne mund të realizojmë thirrje ashtu siç realizojmë një thirrje normale.

Mund të thoni “Call [emrin e kontaktit]” dhe për sa kohë që informacioni i kontaktit të cilin po e kërkoni është i ruajtur në Skype, Siri dhe Skype do të kujdesen vetë për pjesën tjetër.

Ashtu si në një thirrje normale, Siri do t’ju pyesë mbi konfirmimin nëse kontakti i zgjedhur është i saktë.

Skype ka edhe avantazhin e CallKit në iOS 10, ku si rezultat çdo thirrje hyrëse e Skype do të shfaqet ashtu si edhe telefonatat e rregullta në celularin tuaj edhe kur ai është i kyçur.

Microsoft thotë se SiriKit dhe CallKit do të vinë funksionalisht në aplikacionin Skype for Business ne iOS në Tetor./albeu.com/


Shtuar më 29/09/2016, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori