Skype blen GroupMe
Skype
Përmes integrimit të mundësisë GroupMe dhe teknologjive të kompanisë Qik, Skype mëton që shfrytëzuesve t’u ofrojë disa mënyra komunikimi në platforma të ndryshme. Skype ka paralajmëruar vendimin për blerjen e shërbimit GroupMe i inspiruar nga konferenca e vjetshme TechCrunch Disrupt Hackathon. Ky shërbim mundëson dërgim grupor të porosive, këmbim të fotografive dhe kryerje të bisedave, konferencave dhe është në dispozicion për iPhone, Android, BlackBerry dhe WP7.

Shtimi i mundësisë së komunikimit grupor më të thjeshtë plotëson shkëlqyeshëm shërbimet ekzistuese të bisedave audio dhe video të Skype, thekson CEO i Skype, Tony Bates. Selia e themeluesit të GroupMe dhe rreth 20 të punësuar mbesin akoma në New York si kompani më vete. Skype nuk ka publikuar detajet rreth transaksionit, madje as shumën.
Shtuar më 23/08/2011, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori