Sistemi më i sigurt për monitorimin përreth shtëpisë suaj
Mark Zuckerberg ia doli në përmbushjen e qëllimit të tij për ndërtimin e një sistemi të inteligjencës artificiale që do të rriste sigurinë në shtëpinë e tij.

Por një projekt i ri gjerman i quajtur BuddyGuard ia kalon Zuckerberg përsa i përket monitorimit, njohjes dhe sigurisë. BuddyGuard ndërtoi produktin e saj të parë që e quajti “Sistemi i parë i sigurisë i mundësuar tërësisht nga inteligjenca artificiale.”

Pajisja montohet në mur, ka një kamera 130 gradë që monitoron të gjithë ambientin përreth kur ju nuk ndodheni në shtëpi dhe një algoritëm brenda saj e lejon atë të njohë dhe të klasifikojë çdo fytyrë që kapet nga rrezja e kamerës.

Ajo dallon nëse një njeri po afrohet drejt shtëpisë apo po largohet nga ajo dhe një sistem i vlerësimit audio e lejon të dallojë zhurmat normale nga ato të dyshimta përreth shtëpisë.

Në qoftë se ndjesori i kameras Flare detekton zhurma të tilla si thyerja e një dritareje, apo sheh fytyra që nuk mund t’i identifikojë, ajo mund të lajmërojë policinë dhe të kërkojë hetime mbi këtë, ndërkohë që regjistron videon dhe audion e personit të panjohur./albeu.com/

Burimi Krokodili
Shtuar më 04/09/2016, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori