Si të mbroni telefonin tuaj nga uji (VIDEO)
Përmes një video të publikuar do të shikojmë se si një kanadez Chemin Remembrance nga Montreali ka treguar mënyrat më të lira për të mbrojtur telefonin tuaj smart nga uji.

Nga pamjet ne shikojmë se si ai merr telefonin e tij dhe e mbështjellë me qese plastike "saran" duke shpjeguar se kjo do ju kushtojë vetëm 10 cent.

Më pas ai thith ajrin duke e larguar nga qesja, dhe e hedh telefonin në lavamanin me ujë. Kanadezi sugjeron këtë metodë nëse ju shkoni diku ku me shumë mundësi telefoni juaj celular do laget nga uji.

Chemin demontron se pas kësaj smart-phone-i punon sërish, së bashku me "touch-in" dhe audion. Kanadazi e mbështjell telefonin me një qese më të hollë për të bërë foto më të qarta, si dhe me një qese më me shumë ajër nëse dëshironi që ai të pluskojë në ujë. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2016, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori