Si mund të zbuloni nëse të dhënat e tua të Facebook-ut janë vjedhur (FOTO LAJM)

Pëlqej
Facebook ka vendosur t’u tregojë 87 milionë përdoruesve të tij, nëse informacionet e tyre private u janë shpërndarë Cambridge Analytica.

Duke filluar nga e hëna, 2.2 miliardë përdoruesit e Facebook-ut do të marrin një njoftim, me titull "Mbrojtja e informacionit tuaj", me një link për të parë se cilat aplikacione kanë përdorur dhe çfarë informacioni kanë shpërndarë te këto aplikacione.

Nëse ata dëshirojnë, mund t’i mbyllin aplikacionet individualisht ose të ndërpresin plotësisht qasjen e palëve të treta në aplikacionet e tyre.

Përveç kësaj, 87 milionë përdorues, informacionet e të cilëve u janë dhënë pa të drejtë "Cambridge Analytica", do të marrin një mesazh më të detajuar.

Facebook shprehet se, shumica e përdoruesve të prekur (më shumë se 70 milionë) janë nga SHBA-të dhe mbi 1 milion përdrues janë nga Filipinet, Indonezia dhe Britania e Madhe. /albeu.com/

Shtuar më 11/04/2018, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori