Shkencëtarët kthejnë drurin në transparent
Druri mund të përdoret në të ardhmen edhe në zëvendësimin e xhamit, në dritare, për ekranet e telefonave si dhe në një sërë asortimentesh të tjera si materiale ndërtimi.

Zbulimi u bë nga një skuadër studiuesish në Universitetin Maryland të SHBA. Një nga studiuesit, Liangbing Hu thotë: “U befasuam shumë kur vumë re se druri u kthye në transparent. Kjo me të vërtetë që mund t’i hapi rrugë aplikimeve të tij në zëvendësimin e xhamit dhe materialeve të tjera optike.”

Në fillim ata e zienin drurin, e përzienin me hidroksid natriumi dhe kimikate të tjera për rreth dy orë deri kur druri kthehej në gjendjen e tij transparente.

Avantazhet e këtij materiali në krahasim me xhamin janë se ai është më i fortë dhe më pak i rrezikshëm. Është edhe izolator më i mirë ndaj temperaturave dhe degradohet biologjikisht./albeu.com/
Shtuar më 13/09/2016, ora 15:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori