Shkencëtarët: Avionët në të ardhmen do të drejtohen me fuqinë e mendjes
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Udhëtimi me avionë së shpejti do të jetë shumë më i lehtë dhe më i sigurtë pasi pritet që udhëtimi dhe kontrollimi i avionin do të bëhet me anë të mëndjes.

Kontrolli i mendjes ka arritur nivele të larta, pasi një grup pilotësh ishin në gjendje të fluturonin një avion duke përdorur veç mendimet e tyre.

Shkencëtarët gjermanë treguan sesi shtatë pilotë – disa prej tyre pa eksperiencë në fluturim – përdorën kontrollin e mendjes për të udhëtuar me saktësi të çuditshme. Në një stimulim, disa nga pilotët arritën të futeshin në zonën e uljes pavarësisht shikueshmërisë së dobët, ndërsa njëri ishte në gjendje të bënte uljen e plotë deri në vijën e caktuar.

Projekti i financuar nga BE i quajtur “Brainflight” përdori elektrodat për të arritur rezultatet e dëshiruara. Kërkimi u krye nga Universiteti Teknologjik i Munihut dhe ai i Berlinit./albeu.com/
Shtuar më 10/01/2017, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}