Samsungu sjell Galaxy S6 Edge (FOTO LAJM)
Samsungu po punon për të sjellë në treg Samsung Galaxy S6 Edge, i cili mund të vijë në sasi të limitur në treg, siç kishte ndodhur me Galaxy Note Edge.

Samsung Galaxy S6 Edge mendohet se do të ketë ekran të lakuar të ngjashëm me paraardhësin e tij - Galaxy Note Edge. Diagonalja e ekranit të këtij modeli pritet të arrijë në 5 inç në cilësinë e ekranit QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.

Galaxy S6 Edge gjithashtu pritet të sjell edhe 3GB ose 4GB RAM, me kamerën kryesore që ofron ose 16 ose 20MP, mendohet se modeli i ri do të ketë ngjashmëri me Galaxy S6. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori