Samsung zbulon karakteristikat e Galaxy J1
Samsung po punon për krijimin e një serie të re të telefonave inteligjentë, dhe pajisja e parë është Galaxy J1 është telefoni i parë i serisë më të re të telefonave inteligjent Samsung.

Galaxy J1 do të fuqizohet nga procesori Spreadtrum Pike me dy bërthama Cortex-A7 me shpejtësi 1.2 GHz dhe 512MB RAM. Ekrani i telefonit do të jetë 4.3 inç me rezolucion WVGA.

Në anën e pasme telefoni ka kamera 5 megapikselë, e cila regjistron video me rezolucion 720 pikselë dhe shpejtësi 30 pamje në sekondë, dhe ka blic LED. Në anën ballore gjendet një kamera 2 megapikselë për të shkrepur selfie dhe për të bërë thirrje me video.

Përmasat e telefonit janë 129 x 68.2 x 8.9 mm dhe peshon 130 gramë. Bateria është me kapacitet 1,850mAh.

Galaxy J1 operon me sistemin Android 4.4 KitKat dhe do të ofrojë dy vende për karta SIM. Çmimi dhe data kur do të dalë në treg nuk janë bërë të ditur. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2015, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori