Samsung vitin e ardhshëm do të sjellë në treg telefonin e palosshëm
Pëlqej
Smartfoni më i përfolur i palosshëm i Samsungut pritet të zyrtarizohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Mësohet se kompania ka kërkuar nga partnerët që të fillojnë ta furnizojnë me pjesët e pajisjes nga nëntori i këtij viti.

Po ashtu, edhe emri kodues i projektit për këtë telefon është ndryshuar nga ValleyWinner, për të cilin ekspertët thonë se është një indikacion që projekti ka ecur përpara fazës së zhvillimit dhe i është afruar lansimit. /albeu.com/







Shtuar më 11/05/2018, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori