Samsung sjell ekranin më të çuditshëm ndonjëherë (FOTO LAJM)

Kur u prezantua në vitin 2016 si ekran ultra i gjerë, nuk ka funksionuar për shkak të aplikacioneve të cilët nuk e kishin as si opsion një gjerësi të tillë të ekranit.

Samsung ka prezantuar CHG90, i cili është monitori i parë “super ultra i gjerë”, i cili krahasuar me monitorët e rregullt është jashtëzakonisht i gjerë.

Monitori super ultra i gjerë ka dimensionet 32:9, sa për krahasim monitorët ultra të gjerë kanë 21:9 e ata normal 16:9.

Monitori CHG90 është pjesë e linjës së lojërave të Samsung.

CHG90 është 49-inç super ultra i gjerë, full HD me rezolucion 1080 pixel. Samsung CHG90 kushton 1,500 dollarë. /albeu.com/



Shtuar më 22/09/2017, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori