Samsung sjell dy tabletë të rinj (FOTO LAJM)

Samsung prezanton modelin e ri të tabletit dhe linjës Galaxy Tab A, e cila ofron tri variante të tabletëve, duke përfshirë edhe një që vjen me lapsin digjital.

Karakteristikë e këtyre modeleve është ngjashmëria që ato kanë me tabletin e rivalit të saj kryesor, Apple dhe tabletit të saj të famshëm iPad.

Janë dy modele të Galaxy Tab A. Një tablet vjen me ekranin prej 8.0-inç ndërsa tjetri me ekranin prej 9.7 inç. Karakteristikë e tyre është se ato janë të mbështetur nga procesorët 1.2 GHz quad-core Qualcomm dhe 64-bit Snapdragon 410. Por në këto modele vjen vetëm 1.5 GB RAM dhe 16 GB memorie, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB.

Pritet që çmimi i tyre të jetë nga 229,99 dollarë për variantin e parë, ndërsa për të dytin do të jetë 299,99 dollarë përkatësisht. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2015, ora 15:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori