Këto zona nesër nuk do të kenë drita për orë me radhë

Disa zona në Tiranë do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike, për disa orë, ditën e nesërme, 9 qershor.

Sipas OSHEE stakimi i energjisë vjen si pasojë e remontit në fiderin A3 kabina e Medresesë 6/1 dhe në Fiderat 4 të NST Ndroq dhe Fid 25 NST, nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Pa drita për 6 orë do të mbesin Rruga e Dibrës pjesërisht, pranë Medresesë, Pezë e Vogël, Pezë Helmas dhe Ura e Beshirit, Kopshti Botanik pjesërisht dhe Biznese në zonën e “Misto Mames” pjesërisht.

Njoftimi i plotë:

Stakim, 9 qershor

Për shkak të remontit në fiderin A3 kabina e Medresesë 6/1 dhe në Fiderat 4 të NST Ndroq dhe Fid 25 NST Selitë , në datën 9 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona

Rruga e Dibrës pjesërisht, pranë Medresesë, Pezë e Vogël, Pezë Helmas dhe Ura e Beshirit, Kopshti Botanik pjesërisht, Biznese në zonën e “Misto Mames” pjesërisht


Shtuar 8.06.2020 13:59