Samsung prezanton dy tabletë të rinj (FOTO LAJM)

Samsung prezanton modelet e reja të tabletëve në Android, të njohur si Samsung Galaxy Tab A dhe Galaxy Tab A Plus.

Galaxy Tab A është i pajisur me ekran preej 8 inç me rezolucionin prej 1024 x 768 pikselëve, ndërsa Galaxy Tab A Plus ofron ekranin me 9.7 inç që ofron 1024 x 768 piksel. Pajisjet kanë procesor përkatësisht Galaxy Tab A në Android vjen nga Qualcomm Snapdragon 410 me 1.5GB RAM, ndërsa Tab A Plus ofron 2GB RAM.

Tabletët e rinj Samsung kanë kamerat e njëjta, ku në pjesën e përparme ofrohet kamera me 2MP, në anën e pasme është kamera me 5MP, bashkë edhe me 16GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 128GB, përmes portit për microSD. /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2015, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori