Samsung dhe tablotë me ekrane me rezolucion të lartë
Samsung
Në konferencën ndërkombëtare "SID Display Week 2011", do të demonstrohet për herë të parë ekrani i Samsung-ut, me diagonale 10.1 inç, i dedikuar për përdorim në kompjuterët tablo.

E tërë kjo nuk do të ishte diçka e re, po të mos bëhej fjalë për rezolucion prej 2560×1600 pikselëve, çka nuk është shumëfish më shumë sesa momentalisht që ofrojnë ekranet e tablove, por edhe i kompjuterëve të tjerë.

Ky është rezolucion prej 300 pikselëve për inç, ndërsa Samsung ka paralajmëruar se harxhimet e rrymës do të jenë për 40 për qind më të vogla, falë matricës së tyre PenTile.

Pra, të gjithë ata që do të jenë të pranishëm me rastin e prezantimit të tij, me siguri se do të mbesin të pajisur me këtë ekran. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2011, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori