Sa pagoi Facebook për fb.com?
Facebook
Në Nëntor të vitit të kaluar, Facebook bleu domainin fb.com por atëkohë nuk u deklarua shuma që Facebook pagoi për këtë domain. Agjencia e lajmeve Reuters, publikoi sot shifrën që Facebook pagoi për këtë emër.

Sipas lajmit të Reuters, Facebook pagoi 8.5 milion dollarë për këtë domain, ose 42.5 herë më shumë se ç'ishte blerë më parë domaini Facebook.com.

Siç dihet, fillimisht Facebook përdorte domainin thefacebook.com ndërsa në vitin 2005 bleu domainin facebook.com për një shumë prej 200.000 dollarësh. (albeu.com)
Shtuar më 12/01/2011, ora 19:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori