Ngordhja masive e pulave në Durrës, pezullohet nga detyra drejtoresha e “Veterinarisë”

Është pezulluar nga detyra, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Kika.

Ky largim vjen në një kohë kur në Shqipëri është konfirmuar gripi i shpendëve. Raportohet se ka mbi 300 mijë pula të ngordhura në vetëm pak ditë, ndërsa dyshohet se nuk është respektuar karantina.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka nisur edhe një hetim lidhur me zhvillimet e fundit dhe përhapjen e gripit të shpendëve.


Shtuar 21.03.2022 14:04