Xavi përgatit operacionin “fshesa” tek Barcelona

Xavi Hernandez sot u takua me lojtarët në mënyrë zyrtare si trajneri i Barcelonës.

Vështirësitë janë të mëdha që Xavi të arrijë sukseset e planifikuara me Barcelonën nëse gjëndja në ekip do të jetë siç është aktualisht. Sipas mediave sportive spanjolle, Xavi ka bërë gati listën e lojtarëve që nuk do të kenë më vend në ekip.

Tre emra kryesorë janë bërë të ditur deri më tani. Coutinho, Umtiti dhe Neto janë nxjerrë në merkaton e janarit nga Xavi, ai nuk dëshiron që këta lojtarë të vazhdojnë të veshin fanellën e ekipit të tij.

Emrat e tjerë do të bëhën të ditur në ditët në vazhdim kur Xavi të studiojë më mirë situatën brënda ekipit./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.11.2021 16:34