Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti sot

Vendi ynë ditën e sotme pritet të mbizotërohet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal në zonat malore në
verilindje-juglindje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje 3-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta dhe zonat luginore hera herës era fiton intensitet deri në 20 m/s.

Deti parashikohet i forcës 4-5 ballë.


Shtuar 5.04.2021 08:04

Tags: