Rekordi i ri i Facebook: Reklamon 5 milion biznese
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Në Shtator kompania tha se kishte 4 milion reklamues ndërsa në Mars vetëm 3 milion. Rrjeti social më i madh në botë Facebook është shtëpia e 1.9 miliard përdoruesve në mbarë botën.

Facebook tha sot se numëron mbi 5 milion biznese të cilat reklamojnë çdo muaj në rrjetin social. Shefja operative Sheryl Sandberg në një intervistë për agjencinë lajmeve Reuters u shpreh se ky numër reklamuesish ishte një pikë e rëndësishme e rrugëtimit të Facebook.

Kompania është në një betejë të ashpër me Alphabet për dominimin e reklamimit dixhital. Dy gjigandët e Luginës së Silikonit do të “pushtojnë” 46% të tregut onlinereklamimit brenda 2018-ës,transmeton Klan Kosova.


Në mesin e 5 milion reklamuesve, industritë me shtrirjen më të gjerë janë tregtia online, media dhe distributorët. 75% e tyre janë jashtë Shteteve të Bashkuara ku tregjet me rritjen më të shpejtë janë India, Tajlanda, Brazili, Meksika dhe Argjentina.
Shtuar më 17/04/2017, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së