Pyetjet më qesharake që janë bërë në Google
Pëlqej
Nëse mendoni se njerëzit e përdorin Google vetëm për studime, gaboheni.

Ata parashtrojnë edhe pyetje, duke pritur për një përgjigje të saktë nga motori më i madh i kërkimit.

Ja disa nga pyetjet më qesharake që janë bërë në Google.
Si mund të fitoj lotarinë? – kjo pyetje është shkruar në Google rreth 500 herë brenda një muaji.

E urrej punën – edhe pse nuk është pyetje, është në vendin e tretë për nga kërkimet në internet.

Pse s’po më do macja? – edhe pse është befasuese, kjo pyetje është bërë shumë shpesh në internet, megjithatë Google nuk ka pasur përgjigje.

Pse u martova? – pyetje shumë personale, që ndoshta në ndonjë moment nervoze njerëzit e kanë shkruar. Megjithatë, rreth 40 mijë njerëz e kanë bërë këtë pyetje.

Si të mos e vras veten? – rreth 900 njerëz në muaj e bëjnë këtë pyetje. Askush dhe as Google s’ka përgjigje.

Si të bësh lidhje jashtëmartesore? – rreth 50 mijë njerëz kanë kërkuar përmes Google-s që të kuptojnë se si mund të fillojnë një lidhje jashtëmartesore.

Megjithatë, Google nuk i di të gjitha, por thjesht funksionon me fjalë kyçe të mbledhur nga artikuj të disponueshëm online./albeu.com/



Shtuar më 14/10/2017, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori