Publikohet Google Earth 6 (VIDEO)
Pëlqej
Google Earth 6
Google ka njoftuar lancimin e versionit të ri të Google Earth 6, i cili është në dispozicion për platformat Windows, OS X dhe Linux.

Të rejat e Google Earth 6:

- Integrimi i Street View: Tani në versionin e ri, Street View është i integruar plotësisht në Google Earth. Versioni i ri është i akorduar edhe në navigacionin e Google Earth.

- Pemët 3D: Më parë Google Earth kishte vetëm ndërtesat më pamje 3D, por tani ka menduar edhe për pemët. Tani mund të shikoni njerëzit në park apo duke ecur dretpërdrejtë më video ilustrime.

- Fotografitë Historike: Fotografitë historike ju lejojnë përdoruesve të shikojnë fotografitë e qyteteve të vjetra si Varshavën, Londrën apo Haitin. Ky tipar ishte edhe në Google Earth 5, por jo shumë i publikuar, ndërsa tani në versionin e ri Google Earth 6, fotografitë shfaqen në fund të ekranit në shiritin e statusit.

Të gjitha këto janë të vërteta, Google Earth 6 është një softuer i plotë dhe pa gabime, por nëse nuk jeni adhurues i Google Earth dhe nëse nuk e keni përdorur asnjëherë këtë shërbim, ndosha kjo video do t'ua ndryshojë mendjen. (albeu.com)


Shikoni videon:

<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/p_G91NGfq2A?fs=1&hl=en_US">param><param name="allowFullScreen" value="true">param><param name="allowscriptaccess" value="always">param>
Shtuar më 30/11/2010, ora 20:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori