Pse nuk duhet të postojmë foto të fëmijëve në Facebook?!
Sipas një studimi më të fundit rezulton se të gjitha nënat duhet të bëjnë kujdes me publikimin e fotove të fëmijëve të tyre në Facebook. Rezultatet tregojnë se nëse ju shpesh postoni fotot e fëmijëve tuaj në Facebook dhe nuk merrni shumë mesazhe pozitive apo pëlqime, ju rrezikoni të prekeni nga depresioni.

Kjo vjen pasi nënat krijojnë një pritshmëri tjetër kur publikojnë foton e fëmijës së tyre. Studimi ka marrë si shembull një grup të veçantë të nënave me arsim të lartë, të martuara dhe të punësuara në Neë York.

Nga ky studim ka rezultuar se në momentin që këto nëna postonin foto të fëmijës së tyre, ato përjetonin një presion shoqëror nga frika e reagimit si dhe një gjendje emocionale të fortë. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2016, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori