Artan Hoxha: Nga data 1-5 gusht Martinaj ka qenë me pushime në Dhërmi, personi i fundit me të cilin komunikoi

Gazetari Artan Hoxha ka treguar lëvizjet e fundit të Ervis Martianjt. Në emisionin “Opinion”, Hoxha tha se në datën 1 gusht deri në 5 gusht Martinaj ka qenë me pushime në Dhërmi si një qytetarë i lirë edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar.

Hoxha thotë se pasditen e 5 gushtit Ervis Martinaj ka shkuar në Durrës dhe më pas pranë një qendre tregtare në Tiranë.  Ndërsa më 9 gusht ka shkëputur komunikimet me familjarët më të cilët sipas tij,  komunikonte çdo dy orë.

Gazetari tha se Policia vijon të hesht për rastin, ndërsa video që tregojnë lëvizjet e Ervis Martinajt i kanë gjetur familjarët dhe jo autoritetet.

“Besimi i familjarëve të policia është  zero. Kamerat qe janë gjetur deri tani i kanë gjetur familjarët, ata e kanë ngritur këtë shqetësim. Ka një itinerar, në 1 gusht  deri në  5 gusht ka qenë në Dhërmi ka bërë pushime. Në datën 5 pasdite është shfaqur në hotelin në Durrës. Ditën e shtunë ka shkuar shoferi e ka marrë shoferi, më pas ka shkuar përballë në një qendër tregtare. Ervis Martinaj komunikonte çdo dy orë me familjen me telefon, ishte një njeri që vjen nga një familje, babi kanë mbaruar për ekonomi financë, Ervis ka mbaruar në Itali për të njëjtën degë e më pas për dy vite në Tiranë së bashku me motrat e tij që studionin për të njëjtën degë. Kam parë me sytë e mi komunikimet, kishte komunikim permanent, diku rreth orës 17 të ditës së martë… ai ka marrë një luan para disa kohësh, është interesuar nëse ka shkuar njeri. Komunikimi i fundit ka qenë me xhaxhain e vet me babanë e Brilantit që u vra. Ai komunikonte vazhdimisht, dhe prandaj familjarët u shqetësuan”,-tha Hoxha./opinion


Shtuar 1.09.2022 22:00