Pas aplikacionit Storie në Facebook, Snapchat pëson humbje të mëdha
Pëlqej
Pas testimit, në një grup shtetesh, të Facebook Storie në Messenger, aplikacioni është i disponueshëm në të gjithë botën.

Funksioni për të cilin Snapchat ka deklaruar autorësinë, është i disponueshëm në aplikacionet për aparate telefonikë.

Fotot dhe videot mund të publikohen dhe të zhduken vetvetiu pas 24 orësh. Snap, pjesë e kompanisë së Snapchat, iu rëndua kjo gjë në Bursë pas diponibilitetit të Storie, duke bërë që të humbasë rreth 3.58% të vlerës së aksioneve, shkruan Techsot.al.

"Snapchat ishte pioneri për këtë lloj aplikacioni, por Storie në messenger, është bërë një format për video dhe foto në rrjetin social, posaçërisht për këta përdorues” thotë Conor Hayes, menaxher i Facebook.

Aplikacioni i cili është tashmë edhe në Instagram e WhatsApp ishte testuar prej disa javësh në disa shtete në të gjithë botën, si Itali, Taivan, Hungari, Argjentin, Norvegji, Svizër Spanjë dhe Malajzi.

Aplikacioni i Facebook Storie është i disponueshëm për aparatët me sistem Android dhe iOS.
Shtuar më 29/03/2017, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori