Parandalohet krimi brenda familjes
Policia e Fierit ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë brenda një familjeje.

Forcat blu të qytetit janë informuar se në familjen Kapo në fshatin Jogodinë, Fier ka patur një konflikt të mprehtë familjar mes bashkëshortëve Aleksandër dhe E. Kapo.

Menjëherë në banesë është ushtruar një aksion i shpejtë, ku për rrjedhojë shtetasit Aleksandër Kapo i është sekuestruar një automatik model 56 kallashnikov me një krëhër me 17 fishekë.

Shtetasi në fjalë u arrestua në kushtet e flagrancës dhe materialet që iu kapën i janë dërguar Gjyqësorit të Rrethit Fier.

Aleksandër Kapo akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Albeu.com/

Shtuar më 11/09/2015, ora 20:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori