Organizohet gara e fotografisë Wiki Loves Monuments bashkërisht në Kosovë dhe Shqipëri
Pëlqej
Wiki Loves Monuments (Wiki i Do Monumentet) është një konkurs ndërkombëtar fotografish të monumenteve, e organizuar globalisht nga Wikimedia këtë shtator si dhe në Kosovë dhe Shqipëri nga FLOSSK dhe Open Labs Albania.

Wikimedia është fondacioni prapa Enciklopedisë së Lirë Wikipedia - një bashkëpunim global me autor vullnetarë nga e gjithë bota.

Trashëgimia kulturore është një pjesë e rëndësishme e dijes që Wikipedia mbledh dhe shpërndan. Të gjithë mund të kontribuojnë me imazhe, apo të shkruajnë artikuj. Një imazh vlen sa një mijë fjalë, në çdo gjuhë në të njëjtën kohë, dhe entuziastët vendas mund të (ri)zbulojnë rëndësinë kulturore, historike, apo shkencore të rrethinës së tyre.

Në vitin 2012, komunitetet vullnetare të Wikipedia-s në 35 vende janë bashkuar me këtë iniciativë. Më 2014 në mbi 40 vende rreth botës, një konkurs kombëtar do të organizohet me monumentet e tyre kombëtare, partnerët, rregullat, ngjarjet dhe fituesit e tyre.

Organizatorët -- FLOSSK në Kosovë dhe Open Labs në Shqipëri -- të mbështetura nga Institutet për Mbrojtjen e Monumenteve të Ministrive të Kulturës të të dy vendeve dëshirojnë të promovojmë trashëgiminë dhe kulturën e tyre në të gjithë botën nëpërmjet këtij konkursi duke lehtësuar çasjen në formë digjitale në monumentet e tyre kulturore.

Çdo konkurs kombëtar do të përzgjedhë disa nga fotot e tyre fituese për konkursin ndërkombëtar. Këto fotografi pastaj do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e cila më pas do të japë shpërblime shtesë për imazhet më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Organizatorët e garës kanë bërë të çasshme listat e monumenteve të të dy vendeve, dhe faqen në internet me rregullat dhe shpjegime në wikilovesmonuments.al. Pas një muaji gare duke filluar nga 15 Shtatori, do të zgjedhën nga 10 foto më të mira nga të dy vendet. Këto do të dorëzohen në garën ndërkombëtare për vlerësimin e komunitetit global në Dhjetor.

FLOSSK (flossk.org) në Kosovë dhe Open Labs (openlabs.cc) në Shqipëri janë organizata jo-fitimprurëse të cilat merren mes tjerash me promovimin e qasjes së lirë në kulturë dhe njohuritë e hapura, e simbolizuara më së afërmi me Enciklopedinë e Lirë Wikipedia.

Për më tepër, redaksitë mund të kontaktojnë në Kosovë me Arianit Dobroshin (FLOSSK) në +377 44 905 647 ose [email protected]flossk.org dhe në Shqipëri Greta Doçin (Open Labs) në +355 69 551 9514 [email protected]

Shtuar më 16/09/2014, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori