Aplikacionet që duhen shkarkuar në një smartphone të ri
Smartphonet Android, siç ju e dini, përbëjnë shumicën, nëse ju sapo e keni marrë një të tillë aplikacionet që duhet të shkarkoni si pjesë e nevojshme e tyre janë;

Twitter – Facebook
Të dy këto rrjete sociale duhet të jenë patjetër të pranishëm në pajisjen tuaj Android përmes app të tyre zyrtare.

Wunderlist
I rëndësishëm për të gjithë ata që duan të mbështeten tek smartphone i tyre për të menaxhuar gjërat që kanë për të bërë. Reminder, bashkëpunime, akses në web dhe shumë më tepër.

Google Maps
Maps-android
App zyrtar i shërbimit të njohur Maps nga Google do të shërbejë edhe si navigator edhe si hartë e thjeshtë. I pazëvendësueshëm në shumë rrethana.

WhatsApp dhe Telegram
WhatsApp meriton një vend në smartphone tuaj të ri për shkak të mundësive të pabesueshme që ofron. Telegram është më pak i frekuentuar por shumë i dobishëm. Në të vërtetë, ka potencial më superior.

Spotify
Muzika kalon në shumicë e rasteve nga ky aplikacion, absolutisht më i miri, edhe pa abonimin premium.

Shazam
Një tjetër app muzike, këtë herë dedikuar për njohjen e tyre. Natyrisht ne nuk duhet të shpjegojmë se si funksionon apo jo?

Google Translate
Një përkthyes është gjithmonë i dobishëm. Kur vjen nga Google është edhe më mirë.

YouTube
YouTube-material
App zyrtar YouTube është një domosdoshmëri.

Google Drive – OneDrive –Dropbox
Memoria në cloud kalon pothuajse gjithmonë nëpër këto tri shërbime. App e tyre zyrtare janë kritike për të menaxhuar dokumentet tuaja. /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2014, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori