Opera 11 më e avancuar (VIDEO)
Pëlqej
Shfletuesi i internetit Opera
Opera lëshoi në qarkullim beta versionin e shfletuesit të internetit Opera 11, i cili sjell tre risi të rëndësishme. E para ndër to është mundësia e grupimit të tab-ëve (fletëzave) në grumbuj (tab stacking) për hirë të pasqyrës më të mirë të fletëzave.

Përmes navigacionit të treguesit të miut mbi një grumbull të këtillë hapet dritarja ku shfaqen tabët, kështu që edhe vet përdorimi i kësaj mundësie është i shpejtë dhe i thjeshtë.

Risia tjetër e rëndësishme është implementimi përfundimtar i shtesave për shfletuesin, të cilat aktualisht janë rreth 130, duke përfshirë AdBlock dhe NoScript.

Risia tjetër e madhe ka të bëjë me gjestet me miun, respektivisht reprezentimit grafik të tyre në ndërfaqen e re e cila lehtëson përdorimin.

Përveç kësaj, Opera e re është 15 deri 20 për qind më e shpejtë nga versioni paraprak, e kompania në veçanti ka pasur kujdes në optimizimin e versionit për Linux. (albeu.com)


VIDEO:

<param name="movie" value="http://www.youtube.com/v/5hqSGGk1YTI?fs=1&hl=en_US">param><param name="allowFullScreen" value="true">param><param name="allowscriptaccess" value="always">param>youtube.com/v/5hqSGGk1YTI?fs=1&hl=en_US" type="application/x-shockwave-flash" allowscriptaccess="always" allowfullscreen="true" width="480" height="350">
Shtuar më 25/11/2010, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori