Southgate: Italia një skuadër shumë e mirë, finalet janë për tu fituar

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, pas triumfit ndaj Danimarkës, është shprehur se ekipi që ai udhëheq e di, se do të ketë një përballje të vështirë me Italinë në finalen e “Euro2020”, duke shtuar se finalet luhen për t’u fituar.

Italia ka një ekip shumë të mirë. Po bëjnë paraqitje të mrekullueshme dhe kanë luftëtarë të mëdhenj në mbrojtje. Do të jetë një ndeshje e madhe. Finalet janë për t’u fituar. Duhet të mblidhemi e të përgatitemi si duhet”, ka thënë trajneri anglez.

 

 

Sot patëm ndeshje fizike dhe emocionuese. Gjëja më e mirë për këtë mbrëmje është se ne u kemi dhuruar tifozëve dhe të gjithë vendit një natë fantastike, një emocion që do të zgjasë për katër ditë,”- deklaroi Southgate, pasi Anglia eliminoi Danimarkën në kohën shtesë, pas rezultatit 2-1”, tha ndër të tjerash Southgate.

Të dielën e 11 korrikut, në “Wembley” të Londrës, do të zhvillohet finalja e madhe e “Euro2020”, Angli-Itali.


Shtuar 8.07.2021 08:39