Publikohet renditja, ky është aplikacioni më i përdorur në botë për 2021

Sikundër mund ta merrni me mend TikTok ka marrë fronin e aplikacioneve më të përdorura të vitit.

Ai renditet si platforma më e preferuar në botë sipas  “Clouflare”.

TikTok ka kaluar Google dhe Facebook si platforma më e përdorur tashmë nga njerëzit.

Përgjatë vitit 2021, ai ka dominuar sidomos në muajt shkurt, mars dhe gusht.

Në vitin e kaluar, Google u rendit i pari në listën e aplikacioneve më të popullarizuara.

Shkaku kryesor i përhapjes së përdorimit të TikTokut konsiderohet pandemia e COVID-it për shkak se shumë njerëz u detyruan të qëndrojnë për një kohë të gjatë të mbyllur në shtëpi.

Renditja për vitin 2021 e platformave të komunikimit:

1. TikTok

2. Google

3. Facebook

4. Microsoft

5. Apple

6. Amazon

7. Netflix

8. YouTube

9. Twitter

10. WhatsApp


Shtuar 31.12.2021 20:42