Paredes pritet të zbarkojë nga momenti në moment në Torino, detajet e fundit që duhen mbyllur

Edhe pse transferimi i Leandro Parades te Juventusi duket si çështje kohe, “Zonja e  Vjetër” ka ende disa detaje për të mbyllur me PSG.

Nga Franca theksojnë se një huazim me opsion blerjeje duket se është opsioni i preferuar, por do të duhet të bihet dakord për formën dhe shumën që duhet paguar.

Mesfushori argjentinas do të mbërrinte në Torino fillimisht për të zëvendësuar të dëmtuarin Poul Pogba, i transferuar gjatë kësaj merkatoje vere si lojtar i lirë, por që i dëmtuar gjatë parasezonit./albeu.com