“Skifterët” nuk falin, vjedhin shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë

Hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e këngëtares së njohur shqiptare të para viteve 90’, Vaçe Zelës.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:00.

Denoncimi në polici është bërë nga motra që kujdeset për banesën e këngëtares që ndodhet tek Pazari i Ri, ikonë të muzikës shqiptare.

albeu.com raporton se autorët kanë marrë një medalje të Vaçe Zelës,  një laptop, dhe në orë të bashkëshortit.

Kujtojmë se artistja është ndarë nga jeta në shkurt të vitit 2014 në Zvicër, ku jetonte me vajzën e saj./albeu.com/