Njihuni me ndryshimin e rradhës në Instagram
Rrjeti social Instagram, së fundmi ka sjellë dhe përditësimin më të fundit të tij, Përditësimi lidhet me furnizimit kronologjik të kundërt të përmbajtjeve, Instagram po bëhet më shumë sikur Facebook Neës Feed.

Në qoftë se Instagrami juaj nuk shfaq akoma foto dhe video në mënyrë të ç’rregullt për momentin, do ta bëjë së shpejti. Pas testimit të furnizimit algoritmik me një përqindje të vogël përdoruesish gjatë dy muajve të fundit, Instagram po aktivizon furnizuesin e ri për të gjithë.

"Është bërë më e vështirë për të qenë koherent me të gjitha fotot dhe videot që njerëzit shpërndajnë në Instagram. Gjatë muajve të fundit, ne kemi sjellë këtë mënyrë të re të rënditjes së postimeve dhe kemi vënë re se njerëzit tani pëlqejn foto më shumë, komentojnë më shumë dhe në përgjithësi angazhohen me komunitetin në një mënyrë më aktive." /albeu.com/

Shtuar më 07/06/2016, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori