Pesë persona marrin peng të riun në Fier dhe më pas e plagosin me armë zjarri, arrestohet një prej tyre

Foto ilustruese

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020 në Fier në afërsi të stadiumit, ku pesë persona kanë tentuar të rrëmbejnë shtetasin K.S dhe më pas e kanë plagosur me armë zjarri, policia ka bërë të mundur arrestimin e një rej bashkëautorëve.

Personat cilësohen me rrezikshmëri shoqërore dhe janë në kërkim për akuzën “Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit, në Patos, ku 5 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të rrëmbejnë shtetasin K. S. dhe më pas e kanë plagosur atë me armë zjarri, si rezultat i veprimeve intensive hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier u bë kapja dhe ndalimi i një prej shtetasve të dyshuar si bashkëautor i kësaj ngjarjeje./albeu.com