Njerëzit duan iPad më të vogël
Në pyetjen nëse do të blinin iPad 7-inçësh i cili do të shitej me çmim prej në mes 249 dhe 300 dollarë, plot 52% të të anketuarve u përgjigjen pozitivisht. Në mesin e të anketuarve, vetëm 22% e tyre kishin tablet, e prej tyre 68% iPad dhe 10% Kindle Fire.

Ka kohë që po supozohet rreth paraqitjes së iPadit më të vogël, e sipas rezultateve të hulumtimit të kryer nga faqja PriceGrabber më shumë se gjysma e blerësve do të shqyrtonte blerjen e një pajisje të këtillë.

Si arsye përse do të dëshironin të kenë një iPad më të vogël, shumica, respektivisht 62%, cekën çmimin më të ulët. Arsyeja e dytë (mund të jepeshin disa përgjigje) të cilën e cekën 54% e të anketuarve kishte të bënte me lehtësinë e bartjes më të lehtë të iPadit.
Shtuar më 06/05/2012, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori