Nje investitor rus blen aksione ne Facebook
Albeu.com
Internet kompania ruse "Digital Sky Technologies" do të paguajë 14,77 dollarë për aksion të rëndomtë të të punësuarve në "Facebook", me çka vlera e Internet rrjetit social më të famshëm arriti rreth 6,5 miliardë dollarë, kumtuan burimet e orientuara në negociatat.Marrëveshja do t'i mundësojë DST-së t'i blejë aksionet e rëndomta të të punësuarve dhe ish të punësuarve në "Facebook" dhe nuk lidhet me investimin e këtij investitori rus prej 200 milionë dollarë në maj të këtij viti.

Bashkë ky transaksion do t'i mundësojë DST pjesë prej 3,5 për qindve në "Facebook".

Përfaqësuesit e "Facebook" konfirmuan se blerja e aksioneve të rëndomta është në procedurë.

Në kumtesën e drejtorit ekzekutiv të "Facebook" Mark Zuckerberg tha se është i kënaqur, duke e marrë parasysh çmimin që DST e ofron është "shumë më i madh" nga çmimi të cilin vjeshtën e kaluar është shqyrtuar në kuadër të programit të ngjashëm, i cili do të mundësojë të punësuarit të fitojnë nga aksionet.
Shtuar më 16/07/2009, ora 04:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori