FIFA shpall vendimin për Xhakën dhe Shaqirin
Një eksperiencë disa ditore me Samsung Galaxy S9
Pëlqej
Samsung erdhi në fillim të këtij viti me Galaxy S9 dhe S9+ duke mos bërë shumë ndryshime në raport me paraardhësit e S8-ës, për aq kohë sa ai kishte performuar shumë mirë.

Dizajni nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh, megjithatë janë opsionet që ne përdorim çdo ditë që e bëjnë këtë smartphone të dëshirueshëm.

Në morëm një Samsung S9 për t'a testuar disa ditë. Sigurisht, çdokush ka eksperiencat e tij të ndryshme sa i përket testimit të telefonave. Ne po ju rrëfejmë tonat.

Duke arritur maksimumin me S8, kompania duket se ka dashur që me S9 të avancojë tek kamera, procesori apo edhe optimizimi në konsumin e baterisë.

Lakimi dhe brishtësia e jashtme nuk pasqyrohet aspak në brendësi pasi Galaxy S9 duke një "bishë" e vërtetë me procesorin Snapdragon 845, i cili e bën atë smartphone super të shpejtë.

Për të testuar këtë, zbritëm "World of Tanks" duke luajtur për disa orë papushim me të.

Asnjë ngecje, siç jemi mësuar të shohim shpesh tek smartphonët, apo prishje imazhi. Përkundrazi, procesori përgjigjej shumë mirë në rezulucionin maksimal të lojës duke mos bërë asnjë dallim nga të luajtur në një PC.

Një detaj tjetër që vërejtëm ka të bëjë me faktin se në modelet e fundit duke se Samsung e ka minimizuar maksimalisht "sëmundjen" e tij me nxehjen.

Gjatë lojës celulari nxehej fare pak, ngjashëm me atë nxehje gjatë procesit të karikimit.

Samsung nuk ka bërë ndonjë ndryshim tek madhësia e baterisë në raport me S8.

Megjithatë, 3000mAh që ka S9 i përgjigjet plotësisht "urisë" së ekranit dhe procesorit nisur edhe nga niveli i lartë i optimizimit.

Një përdorues mesatar celulari nuk duhet të ketë frikë se do të mbesë pa bateri në gjysmën e dytë të ditë.

Një ndër pikat më të forta të Samsung si edhe të Galaxy S9 është kamera.

Kompania ka arritur maksimumin e rezolucionit dhe ngjyrave me të dhe tashmë është duke testuar me opsinet të tjerë siç është për shembull, super sloë motion, e cila duket risi dhe të jep një dimension tjetër të të xhiruarit.

Samsung ka qenë gjithmonë i njohur për ekranet shumë të mirë dhe as ky model nuk bën përjashtim. Ekrani Super amoled është 5.8 inç dhe ka një rezolucion prej 1440 x 2960.

Aspect ratio prej 18.5:9 dhe një raport ekran-trup celulari prej 83.6%. Corning Gorilla Glass 5 e bën këtë ekran më rezistent ndaj goditjeve të ndryshme që mund të pësojë aparati.

Samsung Galaxy S9 është një smartphone komod për ata që duan të vijojnë në familjen Galaxy. Mbrojtja nga përplasjet, përmirësimet në procesor dhe konsumin e energjisë, ekrani si edhe finesa që e e karakterizon si smartphone e bën atë të jetë një zgjedhje primare.

Nëse do të jepnim një vlerësim duke patur rezerva disi vetëm tek çmimi me të cilin ofrohet në treg, ai do të ishte 9/10! /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2018, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori