Qeveria tërhiqet nga projektligjet që lejonin LGBTI+ të birësonin fëmijë

Qeveria shqiptare është tërhequr nga dy projektligjet për birësimin e fëmijëve.

Pak muaj më parë qeveria shqiptare riktheu për diskutim projektligjet për ndryshimin e kodit të familjes, kodit penal dhe ligjit të birësimit, kërkesë e cila vinte nga ana e përfaqësuesve të komunitetit LGBTI+, të cilët kërkonin që të përfitonin ligjërisht të drejtën e birësimit apo të regjistrimit të një fëmije.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se qeveria shqiptare është tërhequr nga të dyja projektligjit, çka do të sillte dhe ndryshimin e kodit penal por dhe të ligjit për birësimin e apo regjistrimin e fëmijëve nga ana e prindërve jo natyralë.

Projektligjet që ishin rikthyer për diskutim nga ana e qeverisë shqiptare pas një sërë kërkesash nga ana e komunitetit LGBTI+ priteshin të hynin në fuqi pas ndryshmeve që do të pësonin, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024.

Por pas presionit të vazhdueshëm të shoqërisë civile, komuniteteve fetare, qeveria shqiptare ka vendosur që të tërhiqet nga këto ndryshime si dhe nga dy projektligjet që do të sillnin ndryshime të mëdha në kodin e familjes por dhe në atë penal.

Çfarë ishin këto projektligje?

Komuniteti LGBTI+ duke ju referuar ligjeve të birësimit në disa vende anëtare të BE, kërkoi që edhe në Shqipëri të njihej e drejta që çiftet gay apo me preferenca të tjera seksuale të kishin të drejtën e birësimit dhe më pas të regjistrimit të një apo9 më shumë fëmijëve.

Gjithashtu në projektligj synohej që e drejta e birësimit tu jepej edhe personave që nuk ishin të martuar.

Në propozimet e bëra nga komuniteti LGBTI + për këtë pikë kërkohej që neni 163 që saktëson termin “mes burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie” të zëvendësohet “mes 2 personave që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie”. Projektligji parashikon ndërhyrje në kodin e familjes për lejimin e bashkëjetesës për personat nga e njëjta gjini.

Ndërkohë që projektligji i dytë lidhej me njohjen e identitetit gjinor, ku në 3 mujorin e parë të këtij viti që përkon edhe me muajin në të cilin jemi, qeveria shqiptare do të bënte propozimin dhe miratimin e këtij ligji./abcnews.al

 


Shtuar 1.03.2022 16:11