A do i rriste hapja e transportit publik rastet? Flet Pipero

Mjeku Pëllumb Pipero tha se gjendja në spitalin infektiv me të shtruarit e prekur nga COVID -19, është serioze.

Duke theksuar se në këto kushte shumë e rëndësishme është mbajtja e maskës, mjeku u bëri thirrje qytetarëve për të treguar kujdes.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse hapja e transportit publik do të rrezikonte shtimin e rasteve, Pipero tha:

“Unë mendoj se transporti publik duhet hapur. Ka shumë vende që nuk e kanë mbyllur asnjëherë.

Është e dosmodsohme, sepse vitalizon një sektor shumë të rëndësishëm të ekonomisë. Mjafton që në autobus të vendosim maskën dhe jemi tërësisht të mbrojtur.

Por duhet shtuar numri i mjeteve në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë sa më pak në stacion dhe kjo në mënyrë të menjëhershme ul numrin e personave që qëndrojnë në mjet./Opinion.al


Shtuar 25.06.2020 21:16