Ndiqni këpucët, tashmë ato ju tregojnë rrugën
Të ndërtuara nga Hi-Tec, një firmë prodhimi e pajisjeve sportive në Hollandë, këpucët mund të lidhen me anë të një aplikacioni me celularin tuaj ku ju shënoni më parë destinacionin ku doni të shkoni.

Sapo ta kenë një informacion të tillë duke përdorur sistemin e tyrë të orientimit do t’ju udhëzojnë për të ndjekur rrugën më të shkurtër që ju çon në atë destinacion.

Brenda këpucëve janë instaluar disa pajisje të vogla, të cilat dridhen duke ju sinjaliziar nëse duhet të ecni drejt, të ktheheni djathtas apo majtas.

Përveç kësaj këpucët e zgjuara që mund t’i gjeni me emrin ‘Navigator boots’ nuk e përthithin ujin dhe kushtojnë 230 euro./albeu.com/
Shtuar më 09/09/2016, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori