Ndalohet te perdore telefona mobile per pese vjet
Albeu.com
Një burrë është ndalur të ketë një telefon mobil apo kartë SIM për pesë vjet, sepse ai vazhdimisht kryen telefonata urgjence false (999). Barry Docherty, 24 vjeç, i është dhënë një ..... urdhër për sjellje anti-shoqërore pasi ai refuzoi të ndalonte së devijuari punonjësit e urgjencës për të tërhequr vëmendje te vetja.
Vjeshtën e shkuar, Docherty, nga Jorku, u burgos për kryerjen e 50 telefonatave pa zë në dhomën e kontrollit të policisë brenda një ore.

ASBO e ndalon atë nga kontaktimi i çdo numri urgjence apo formimi i 999, vetëm nëse është një urgjencë reale.

Ai është ndaluar gjithashtu të ketë në posedim telefon mobil apo kartë SIM që mund të përdoret në ndonjë pajisje elektronike.

Nëse ai thyen urdhrin mund të burgoset.

Një zëdhënëse e Policisë së Jorkshirit Verior tha: “Jemi të kënaqur me rezultatin e sotëm, urdhri dërgon një paralajmërim të qartë për pasojat e harxhimit së koti të kohës së shërbimit të urgjencave.”
Shtuar më 05/05/2010, ora 09:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori