Na ishte njëherë ... Çudira nga Bota!
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Të gjithë kemi dëgjuar në fëmijëri përralla të cilat fillonin me "Na ishte njëherë ..."! Edhe ky lajm, edhe pse nuk është një përrallë, fillon me "Na ishte njëherë... Çudira nga Bota".

Në fakt, Çudira nga Bota jo vetëm që ishte dikur, por ajo po rikthehet sërish.

Pas mbylljes nga Facebook të faqes më të madhe dhe më të famshme shqiptare në Facebook, Cudira nga Bota, e cila pati arritur në 713.000 fansa, themeluesi i saj, Dorian C. e ka rihapur atë dhe ka filluar punën për rikthimin e fansave të adresës së mëparshme.

"Ishte një gjë e papritur për mua dhe për të gjithë fansat. Akoma nuk e morrëm vesh përse Facebook mbylli faqen tonë. Sidoqoftë, ne kemi hapur faqen e re me adresen www.facebook.com/cudira.bota.2 dhe nga dita në ditë fansat e faqes po shtohen", deklaroi për Portalin Albeu, Dorian C.

Doriani gjithashtu ka shtuar se Çudira nga Bota do të vazhdojë të funksionojë si më parë, duke u fokusuar më së shumti në përmbajtjen dhe materialet e dërguara nga fansat e faqes. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2012, ora 12:35
Tage: dorian
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Taulant dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian