MySpace pëson ndryshime rrënjësore
Myspace
Mund të mbani mend se MySpace është shitur te një kompani e quajtur Specific Media një vit më parë, pasi pagoi vetëm $35 milionë për rrjetin social, që vite më parë ishte shumë popullor. Që atëherë, kemi dëgjuar premtime për një riorganizim të madh.

Tani, siç shkruan portali teknologjik Krokodili, duket se ringjallja e MySpace-it më në fund është afër. Kompania ka postuar një video të re sot ku tregon ndërfaqen e saj të ardhshme. Ashtu siç kishte premtuar më parë, MySpace do të fokusohet më shumë mbi muzikën, në mënyrë që përdoruesit të kenë aftësinë të shkëmbejnë këngët e tyre më të preferuara me të tjerët.

E çuditshme është se MySpace-i i ri duket se do të ketë një ndërfaqe mjaft të fuqishme, me disa albume imazhesh që i ngjajnë asaj të Pinterest. Gjithashtu do t’iu tregojë përdoruesve gjërat më interesante që dalin në internet në çdo moment dhe duket se do t’iu japë atyre qasje për të kontrolluar ngjarjet e drejtpërdrejta. Njerëzit gjithashtu mund të hyjnë të përdorin MySpace në llogarinë e Twitter-it, ose të Facebook-ut.
Shtuar më 26/09/2012, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori