Butrinti shprehu hapur mbështetjen për Kiarën, por ja kë përkrah ish e dashura e këngëtarit në BB VIP

Aktorja Olta Beqiri duket se është një fanse e këngëtarit Luiz Ejlli në “realityshow-n” Big Brother Albania Vip. Mbrëmjen e djeshme, ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale një foto të Luizit, ku shihet duke ndjekur spektaklin e “BBV” dhe sipër saj vendos hashtagun shumë të përdorur tashmë “#MeLuizin”.

Kujtojmë se Olta Beqiri, pak kohë më parë, ka patur një lidhje me këngëtarin Butrint Imeri, romancë e cila zgjati rreth 4 muaj, edhe pse dyshja nuk e ka pranuar asnjëherë publikisht.

Por, Butrinti ka qenë dhe i dashuri i moderatores Kiara Tito, për të cilën Luizi ka shprehur hapur pëlqimin ndaj saj në shtëpinë e BBV. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, Butrint Imeri ka habitur të gjithë me përkrahjen publike që i ka bërë Kiara Titos duke e shpërndarë në Instagramin e tij, dhe duke i vënë kurorën e mbretëreshës.