“Don Zhuani i parlamentit”, deputeti: Kur kisha kaçurrela dhe lekë, vajzat pinin më shumë uiski se ujë (VIDEO)

Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa ka mbajtur dje një fjalim të “çuditshëm” në Kuvend i cili ka marrë vëmendjen e të pranishmëve.

Duke pasur theksin te krimet e ndodhura së fundmi ndaj grave, Papa rrekët të kërkojë falje në emër të meshkujve, por ngatërrohet dhe bëhet çorap duke dalë në fund në përfundimin se “ishte një kohë, kur ai i jepte vajzave pranë tij më shumë uiski dhe pije të mira se sa ujë”.

Pasi përfundon me nostalgjinë, Papa thotë më në fund se çfarë kishte ndërmend duke theksuar se çdokush duhet të jetë më i “sjellshëm me femrat”.

Sqarim: Në këtë video të mundësuar nga Albeu.com fjalët nuk janë të montuara por është vendosur vetëm parukja.


Shtuar 6.03.2020 14:30