Versionit të fundit të Microsoftit që pritet të dalë së shpejti në treg,
Windows 8, do ti mungojë një
buton vendimtar. Bëhet fjalë për butonin “
Start”, të cilin Microsoft e ka pasur që prej
Windows 95.
Këtë gjë raporton faqja “The Verge” ndërsa vetë
Microsofti nuk ka bërë ende publik një lajm të tillë.
Bëhet fjalë për “zhdukjen” e Startit por jo për një
buton që do të hapë programet. Kjo pritet të zëvendësohet me një shenjë tjetër e cila do të jetë me prekje.
Windows 8 prite të sjellë një ndryshim radikal sa i takon sistemit të operimit për kompjuterat dhe pajisjet e tjera që do të përdorin këtë sistem.
Risia tjetër do të jetë që përdoruesit do të kenë mundësi të lidhjen me hard disk on line.
Shtuar më 07/02/2012,
ora 14:20