Interesimi i Interit për Kante, Chelsea i bën të ditur çmimin

Antonio Conte është duke e kërkuar me ngulm transferimin e N’Golo Kantes nga Chelsea.

Trajneri italian e njeh shumë mirë mesfushorin francez, pasi që të dy ishin takuar te The Blues.

Conte i ka bërë me dije Interit se e dëshiron transferimin e Kantes, ndërsa Chelsea u ka treguar italianëve çmimin e lojtarit.

The Blues nuk do të lejojnë largimin e tij pa paguar Nerazzurët 95 milionë euro për kartonin e tij.

Conte, që ka drejtuar blutë në Ligën Premier në sezonin 2016/17, dëshiron po ashtu të transferojë Emerson Palmierin dhe Olivier Giroudin.


Shtuar 1.09.2020 11:20