Microsoft publikon të ardhurat për tremujorin e dytë 2013
Microsoft njoftoi një rritje prej 10% në të ardhurat e saj për tremujorin e dytë të vitit 2013, duke e çuar në një total prej 19,90$ miliardë, më shumë se nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Por shifrat ishin më të vogla se 20.72$ miliardë që ishte parashikuar, të cilat shkaktuan 3% ulje të aksioneve. Microsoft gjithashtu raportoi një fitim neto prej 4.97$ miliardë, shkruan Krokodili.com.

“Ngaqë në rezultatet tona ka ndikuar rënia e kërkesave në tregun e kompjuterëve, ne vazhdojmë të shohim kërkesa të forta për shërbimet e kompanive dhe ofertat e cloud, duke rezultuar në të ardhura rekorde këtë tremujor. Ne gjithashtu kemi pasur rritje të konsumatorëve për shërbimet si Office 365, Outlook.com, Skype dhe Xbox LIVE,” tha Microsoft, në një deklaratë. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2013, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori