Do të shpërtheni në lot, vajza e mitur kërkon të përqafojë nënën infermiere por nuk mundet (VIDEO)

Pamje të trishta nga spitali Henan në Kinë, aty ku virusi po merr jetë në masë, janë bërë virale në internet.

Një infermiere që merret pikërisht me trajtimin e pacientëve të prekur nga ky virus, u detyrua t’i japë vajzës së saj të përlotur një përqafim “distancë”.

Liu Haiyan u thirr për të punuar në njësinë e sëmundjeve infektive në Spitalin Popullor të Qarkut Fugou në provincën Henan të Kinës muajin e kaluar kur epidemia u përshkallëzua.

Ajo nuk e kishte parë vajzën e saj nëntë vjeçare Cheng Shiëen prej 10 ditësh. Ndonëse u ribashkuan më 31 janar, ato duhej të qëndronin larg njëra-tjetrës për të parandaluar përhapjen e virusit.

Në video vajza i thotë të ëmës se i mungon shumë dhe hap krahët për t’i dhënë një përqafim, ndërsa i kërkon që të “kthehet sa më shpejt në shtëpi”.

Por nga frika se mund ta infektonte me virusin vdekjeprurës, nëna sheh në distancë të bijën dhe të dyja përloten teksa vështrojnë njëra-tjetrën.

Vajza e vogël i kishte sjellë edhe ushqim, të cilin e lë në shesh për të shmangur kontaktin fizik.


Shtuar 5.02.2020 16:23